AKTIVITET TRAJNUES: “KËQYRJA E VENDIT TË NGJARJES”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 11 tetor 2024, zhvillon aktivitetin trajnues me temë: “Këqyrja e vendit të ngjarjes”, pranë ambienteve të Akademisë së Sigurisë. 

Ky aktivitet drejtohet nga: 

Ekspertë: Prof. Dr. Ilirjan Mandro dhe z. Andi Pogaçe. 

Qëllimi i këtij trajnimi është: Evidentimi i parimeve dhe metodave shkencore që disiplinojnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, me fokus konkret në mbledhjen dhe administrimin e provave, dërgimin e tyre për ekspertim apo administrimin në dosjen hetimore, etj. Identifikimin e rregullave procedurale dhe parimeve kryesore që disiplinojnë institutin e këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Metodika e trajnimit ka në fokus ndërveprimin konkret te pjesëmarrësve me skena të ndryshme të vendeve të ngjarjeve, të improvizuara në shtëpinë taktike të Akademisë së Sigurisë dhe evidentimin e rasteve konkrete nga jurisprudenca e Gjykatës së Lartë, lidhur me pasojat e mosrespektimit të rregullave procedurale që rregullojnë institutin e këqyrjes dhe posaçërisht atë të këqyrjes së vendit të ngjarjes si një nga veprimet e para dhe më të rëndësishme hetimore.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si: 

  • Prezantimi dhe njohja me objektivat e trajnimit: ushtrime për të nxitur ndërveprimin dhe marrë informacion.
  • Hyrje në kriminalistikë dhe trajtimi i parimeve dhe metodave shkencore që udhëheqin këtë disiplinë të së drejtës
  • Trajtimi teorik dhe i ilustruar i institutit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, bazat shkencore dhe metodika e trajtimit të tipologjive të ndryshme të veprave penale
  • Evidentimi praktik i këqyrjes së vendit të ngjarjes nga ekspertë kriminalistë në shtëpinë taktike që disponon Akademia e Sigurisë
  • Trajtimi i institutit të vendit të ngjarjes nga aspekti juridiko procedural; rastet dhe nevoja e kryerjes së këtij veprimi; ndërveprimi dhe fokusi i kësaj veprimtarie me të drejtën materiale penale; rregullat që disiplinojnë këtë institut procedural; pasojat që vijnë nga mosrespektimi i këtyre rregullave; pavlefshmëria dhe papërdorshmëria: raste praktike për diskutim.

Në këtë aktivitet trajnues pjesëmarrësit janë pjesë oficerë të policisë gjyqësore dhe prokurore/SPAK të Republikës së Shqipërisë.